Plastika, shfaqet në një sërë produktesh ushqimore – nga kripërat e tryezës deri tek uji i pijshëm apo birra

Më të rejat

Foto: https://www.engadget.com

Ndotja e plastikës, nuk ka efektet e njohura vdekjeprurëse, që shkaktojnë ndotjet e tjera mjedisore.

Por, ndërsa mund të duket intuitive se është vetëm një çështje kohe derisa efektet negative të provohen edhe për njerëzit, shumica e kërkuesve janë më të kujdesshëm. Plastika është gjetur tek shumë specie të peshkuara, por meqë njerëzit përgjithësisht nuk e hanë stomakun e peshqve, shkencëtarët mendonin se kishte gjasa që të të mos e gëlltisnim atë.

Ndërkohë plastika, shfaqet në një sërë produktesh ushqimore – nga kripërat e tryezës deri tek uji i pijshëm apo birra. Dhe deri në studimin e Shvabël dhe Liebman, askush nuk e kishte treguar se ajo ishte e pranishme në sasi të mëdha në trupin tonë.

Aktualisht po financohen disa projekte në nivel global, që po shqyrtojnë nëse mikroplastikat paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Nga 11.7 milionë tonë mikroplastikë që vlerësohen se hyjnë në mjedis çdo vit, vetëm 3 milionë prej tyre janë në formën e grimcave të vogla.

Ka një mospërputhje të madhe midis madhësisë së këtij debati dhe gjetjeve aktuale shkencore, të cilat thjesht kanë treguar praninë e mikroplastikës në produkte të caktuara, thotë Sinja Rist, studiuese nga Universiteti Teknik i Danimarkës.

Më herët gjatë këtij vitit, Këshilli i BE-së për këshillimin shkencor mbi politikën nga Akademitë Evropiane (SAPEA) publikoi një gjysmë-analizë të të gjitha studimeve në dispozicion për mikroplastikën. Përfundimi: ajo nuk “nuk përbën ndonjë rrezik të madh për njerëzit ose mjedisin, përveçse në raste speficike”.

Megjithatë, raporti theksoi se plastika mund të jetë e dëmshme në disa vende të izoluara, ku ato janë në përqëndrime të larta, dhe se përqendrimet e mikroplastikës në mjedis po rriten. Bart Koelmans, kryetari i grupit punues SAPEA që ka shkruar raportin, tha se “nëse vazhdojmë të ndotim me normën aktuale, do të kemi një problem real në të ardhmen”.

Presioni i opinionit publik, ka rezultuar në një nxitje globale për veprim. Një numër vendesh, kanë vendosur taksa apo ndalime për sendet plastike njëpërdorimëshe.

Qeveritë e 127 vendeve në botë, nisën të ndalojnë ose kufizojnë qeset plastike në korrikun e vitit të kaluar. Por, kur është fjala për mikroplastikë, çështja bëhet më e komplikuar.Vetëm 8 vende i kanë ndaluar ato.

Leave a Reply