Çatitë e stacioneve të autobusëve me bimë, si dhuratë për bletët!
Foto: yesofcorsa
Çatitë e qindra stacioneve të autobusëve, në Utrecht, të Hollandës, janë mbuluar me bimë si një dhuratë për bletët. Një total prej 316 stacione autobusësh, janë mbuluar kryesisht nga bimë, të quajtura ‘Sedum’.
Këto çati të mbuluara me bimë, jo vetëm që mbështesin biodiversitetin e qytetit, por ato gjithashtu ndihmojnë në kapjen e pluhurit të imët dhe ruajtjen nga shiu. Kjo është një, nga masat e shumta që ka marrë qyteti i Utreht-it, në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Qyteti synon të futë 55 autobusë të rinj elektrik, deri në fund të vitit dhe të ketë “transport krejtësisht të pastër” deri në vitin 2028. Energjia e përdorur për të mundësuar funksionimin e autobusëve do të vijë drejtpërdrejt nga mullinjtë e erës hollandeze.
Utreht, gjithashtu drejton një skemë që lejon banorët të aplikojnë për financim për të transformuar çatitë e tyre në çati të gjelbërta./ATSH