plastika, jeta, bota

Cilat janë dy burimet më të mëdha të plastikës?

Më të rejat

Foto: TORSTEN BLACKWOOD / https://www.pri.org

Dy burimet më të mëdha të mikroplastikës të lëshuara në dete e oqene, janë mbetjet e gomës sintetike, dhe fibrat plastike të lëshuara nga larja e poliestrës ose najlonit.

Studimi i Tompsonit, tregoi se sasia e plastikës mikroskopike në plazhe është rritur ndjeshëm që nga vitet 1960. Ajo është gjetur në trupin e gati çdo peshku, dhe kafshe ujore që është testuar.

Tashmë ka një shqetësim në rritje për efektin e plastikës në trupin e njeriut, duke marrë shkas nga hulumtimet që janë bërë mbi shëndetin e kafshëve. Studimet kanë zbuluar se zogjtë e detit dhe kafshët detare si balenat, mund të hanë aq shumë mikroplastikë që grumbullohet në sistemet e tyre të tretjes, sa që u bllokohet aftësia tretëse e ushqimit.

Të tjerë, kanë zbuluar se plastika mund të depërtojë në organet e peshkut, duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtime fizike, duke gërvishtur muret e organeve. Dhe përtej problemeve mekanike të shkaktuara nga pjesë të vogla të materialeve që nuk janë të biodegradueshme  , hulumtimi ka treguar gjithashtu se mikroplastika mund të veprojë si një “mjet” për disa nga elementët kimikë më të dëmshëm të plastikës, që depërtojnë direkt në trupat e kafshëve.

Leave a Reply