Shkrirje drastike e akullit në oqeanin polar, e dyta me radhë në katër dekada
Ngrohja në Arktik ka kontribuar në shkrirjen drastike të akullit që mbulon oqeanin polar, njoftuan shkencëtarët nga Qendra kombëtare e monitorimit të borës dhe akullit (NSIDC), duke theksuar se ky është pakësimi i dytë rekord i akullit në katër dekadat e fundit.
Pamjet satelitore nga 15 shtatori tregojnë se akulli mbulon 3.74 milionë kilometra katrorë të sipërfaqes së detit, e cila është vetëm hera e dytë në 42 vjet që ky numër bie nën katër milion kilometra katrorë.
“Jemi bukur të tronditur nga humbja e vazhdueshme e akullit. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është për t’u habitur”, tha glaciologia Tuila Moon në Qendrën e kërkimit Boulder në Kolorado.
Një sasi rekord e ulët e shtresës së akullit të detit prej 3.41 kilometrash katrorë u regjistrua në vitin 2012, pasi një ciklon i sezonit të vonë theu akullin e mbetur, por kjo nuk është shumë më pak sesa ajo që shohin shkencëtarët sot.
Humbja e sivjetshme e akullit të detit ishte ka qenë veçanërisht e dukshme midis 31 gushtit dhe 5 shtatorit, falë goditjeve të ajrit të ngrohtë për shkak të valës së nxehtësisë nga Siberia. Gjatë atyre gjashtë ditëve, akulli u shkri më shpejt se çdo vit tjetër qëkur u bënë matjet.
Një ekip tjetër shkencëtarësh njoftoi në korrik se vala e nxehtësisë siberiane nuk do të ishte e mundur pa ndikimin e njeriut në klimë.
Ndërsa akulli në ujërat e Arktikut zhduket, pjesë më të mëdha të detit të errët të hapur thithin rrezatimin diellor, në vend që ta reflektojnë atë përsëri në atmosferë. Është një proces që intensifikon ngrohjen dhe që shpjegon pse temperaturat e Arktikut po rriten vazhdimisht. Në 30 vitet e fundit, ato pothuajse janë dyfishuar.
Humbja e akullit të detit gjithashtu kërcënon florën dhe faunën e Arktikut, nga arinjtë polarë e fokat te planktonet dhe algat.
Me shkrirjen, jo vetëm deti, por edhe akulli i tokës humbet, si dhe shtresat e akullit që mbulojnë territorin e Arktikut në Kanada dhe Grenlandë.
Sa më shpejt që këto mbulesa të shkrihen dhe rrëshqasin në oqean, aq më shpejt nivelet e detit rriten në të gjithë botën.
“Ne duhet të punojmë shumë për të ulur emetimet, në mënyrë që të mos jemi dëshmitarë të rekordeve të tilla në të ardhmen,” tha Moon./bbgreenkosova
Burimi: Hina
Foto: Reuters