Konsumi ka tejkaluar burimet ekologjike të tokës
Shkencëtarët shpjegojnë pasojat dhe dëmet e konsumit dhe gërryerjes masive të burimeve ekologjike në planetin tonë.
Të shtunën, me 22 gusht ishte Dita e Mbikëqyrjes së Tokës, dhe gjithashtu dita që shkencëtarët lajmëruan se ne kemi shfrytëzuar gati të gjitha burimet ekologjike që planeti mund të prodhojë për 12 muaj.
Ambientalistët po paralajmërojnë se është thelbësore që ne të ndalojmë gërryerjen e burimeve natyrore të Tokës.
“Çdo gjë që ne marrim nga natyra dhe e përdorim, zë vend në këto llogaritje, çdo perime, çdo frut, madje edhe përthithja e dioksidit të karbonit nga djegia e karburanteve fosile merr pjesë në këto llogaritje.” Ka thënë gjatë një interviste Mathis Wackernagel, i cili është themeluesi i Rrjetit Global të Gjurmëve dhe bën llogaritjen për Ditën e Mbikëqyrjes së Tokës.
Këtë vit, llogaritja tregon se ne kemi tejkaluar kërkesën me 56% – madje edhe me situatën e pandemisë. Por karantina ka zvogëluar konsumin tonë, dhe gjithashtu Dita e Mbikëqyrjes së Tokës është vonuar për herë të parë.
Duke përmendur konsumin dhe dëmin që shkakton në planetin tonë, bizneset kanë ndikim të madh, por edhe pse këto ndikojnë shumë, Dr Richard Dixon nga Friends of Earth në Skoci thotë se vendimet e tyre janë të diktuara nga ne.
“Si një individ, zgjedhjet tuaja të vogla personale mund të duken të parëndësishme, për sa kohë që ju flisni për këto probleme dhe u tregoni njerëzve për to ata vetëdijësohen,” tha ai.
“Unë mendoj se duhet të kërkojmë ndryshime dhe angazhime të mëdha për sa i përket mënyrës se si ne jetojmë. Ne bëjmë riciklimin dhe gjëra të tilla, por ka praktika të caktuara, të tilla si ngrënia dhe transporti masiv i mishit, për shembull, që e dëmton shumë planetin dhe balancin natyror.” Tha Jaime Toney, profesoreshë e shkencave të mjedisit në Universitetin e Glasgow.
Sekretarja e mjedisit të Skocisë, Roseanna Cunningham pranon që qeveria ka një rol të rëndësishëm në këtë çështje dhe objektivi i vitit 2045 për emetimet zero duhet të jetë një katalizator për ndryshime.
Por ajo shton: “Qeveritë vendosin parametrat, ata zgjedhin caqet, ata japin sinjalet. Por kjo nuk mund të thotë që njerëzit duhet të mendojnë se vetëm qeveria mund ta bëjë këtë. Qeveria nuk mund ta bëjë ndryshimin vetëm.
“Ne jetojmë së bashku me natyrën, por pyetja e vetme është se a duam të jetojmë përmes shkatërrimit të saj apo dizajnimit për një jetë më të mirë.” Tha Mathis Wackernagel. /bbgreenkosova./
Burimi: BBC news