Panda më e vjetër në kopshte zoologjike festoi ditëlindjen e 38-të

Më të rejat

Panda më e vjetër në botë, e cila jeton në kopshtin zoologjik në Chongqing të Kinës, të hënën mbushi 38 vjet, dhe me atë rast u bë një festë e madhe, me një tortë të madhe frutash që i adhuron, raporton New York Post.

Sinsig është panda gjigande më e vjetër në robëri në botë, është 38 vjeç, që është ekuivalent i më shumë se 100 viteve njerëzore, dhe sipas mediave, ndjehet mirë.

Ajo është më e vjetra në një familje prej 137 pandash, dhe pasardhësit e saj gjenden në më shumë se 20 vende dhe rajone në të gjithë botën.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik thonë se panda është në gjendje të mirë shëndetësore dhe peshon 98 kg. Për të kujdesn dy punonjës, që monitorojnë shëndetin e saj.

Në kopshtin zoologjik Chungking arriti kur ishte një vjeç, dhe gjithashtu vizitoi Calgaryn, në Kanada./bbgreenkosova

Burimi: New York Post
Foto: China Daily

Leave a Reply