Breshka, e cila e shpëtoi llojin nga zhdukja shkon në pension

Më të rejat

Mashkulli i breshkës gjigante nga Galapagosi, libidoja e famshme e të cilit është meritor për shpëtimin e llojit nga zhdukja, zyrtarisht shkon në pension.

Diego dhe 14 meshkujt e tjerë janë kthyer në ishullin e lindjes.

Breshkat janë lëshuar në kullosë të hënën, pas disa dekadash të çiftimit të organizuar në ishullin Santa Kruz.

Programi i shumimit ka qenë i suksesshëm, kështu që kanë çelur mbi 2.000 breshka gjigante nga viti 1960.

Mendohet se Diego, njëqindvjeçar, është baba i qindra breshkave, rreth 40 për qind nga 2.000 sosh, sa jetojnë sipas disa vlerësimeve.

Ministri i ambientit jetësor të Ekuadorit, Paulo Proaño Andrade ka deklaruar se programi i çiftimit “ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm” në histori.

Diego dhe breshkat tjera po kthehen në shtëpi pasi që “e kanë shpëtuar llojin nga zhdukja”, ka shkruar ministri në twitter, duke shtuar se ishulli i tyre i lindjes Espanjola i ka pritur “me krahë hapur”.

Breshkat se pari kanë qenë në karantinë para se të zbarkojnë në Espanjola, ishull i pabanuar, i cili numërohet si njëri prej më të vjetërve i cili i përket Galapagosit.

Meritore për shpëtimin e llojit: Breshka Diego (BBC)

Kjo ka qenë e domosdoshme në mënyrë që të mos barten farat e bimëve të cilat nuk rriten në ishull.

Para 50 vitesh, kanë qenë vetëm dy femra dhe dy meshkuj.

Për ta shpëtuar llojin e tij, Chelonoidis hoodensis, Diego është dërguar nga kopshti zoologjik në San Diego në Kaliforni dhe ka marrë pjesë në programin e shumimit.

Ishujt Galapagos (BBC)

Shërbimi i parqeve kombëtare të Galapagosit (PNG) beson se Diego është dërguar nga ishulli i lindjes Espanjola në fillim të shekullit XX në kuadër të një ekspedite shkencore.

Breshka ëstë e rëndë rreth 80 kilogram, 90 cm e gjatë dhe e lartë rreth një metër e gjysmë.

Ishujt Galapagos, të clët gjenden 906 kilometra në perëndim të Ekuadorit, janë vënë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe janë të njohur për llojllojshmërinë e botës bimore e shtazore.

Llojet autoktone të gjetura na Galapagos, duke përfshirë edhe iguanat e breshkat, kanë luajtur rol kryesor në zhvillimin e teorisë së evolucionit të Charles darwinit.

Turistë nga mbarë bota i vizitojnë për t’u kënaqur në biodiversitet.

Burimi: BBC
Foto: Reuters, BBC

Leave a Reply