Gorillat mund të zhduken për shkak të pandemisë së virusit korona
Gorillat kanë të përbashkët 98 për qind të ADN-së me njeriun dhe mund të fitojnë sëmundje respiratore nga njeriu, me pasoja vdekjeprurëse, tregojnë hulumtimet më të reja, të cilat tërheqin vërejtjen për pasojat e pandemisë së virusit korona te këto kafshë.
Shkencëtarë prijës kanë tërhequr vërejtjen muajin e kaluar se epidemia COVID-19 paraqet “kërcënim ekzistencial” për primatët dhe se, sidomos për gorillat malore, shfaqja e një sëmundjeje të re, me intensitet të lartë të infektimit, mund të jetë “ngjarje e cila potencialisht mund të shkaktojë zhdukjen në masë”, shkruan The Guardian.
Në harmoni me këtë, renxherët në parkun kombëtar Biwindi në Ugandë, në të cilin jetojnë rreth 600 gorilla, mbajnë maska për fytyrë, përdorin mjete dezinfektuese dhe qëndrojnë në distancë nga majmunët.
Ndalimi i eko-turizmit gjatë pandemisë së koronavirusit po ashtu do të thotë se burimi kryesor i të ardhurave për ruajtjen e gorillave është humbur, ndërsa ekziston frika se disa komunitete përreth, të cilat varen nga turistët, nga dëshpërimi mund të fillojnë gjuetinë e ndaluar.
“Jemi të shqetësuar”, thotë Nashir Hangi, zëdhënës i Drejtorisë për botën e gjallë të Ugandës, agjencisë shtetërore e cila e drejton Biwindin dhe nëntë parqe tjera kombëtare.
“Po të vazhdojë kjo, përfundimisht do të përmbyset tërë ajo që kemi arritur në ruajtjen e gorillave. Në këtë nuk e kam asnjë dyshim, transmeton gazeta britanike.
Burimi: The Guardian
Foto: Realm Africa Safaris