Kafshë madhështore mund të mos ekzistojnë më shkaku ynë

Njeriu dhe natyra

Shkencëtarët thonë se mbi 50 miliardë vitesh të historisë së evolucionit mund të humben, sepse njerëzit po e shkatërrojnë botën e gjallë.

“Kafshë të çuditshme dhe shumë të bukura po zhduken ngadalë”, thonë ata.

Edhe regjionet në të cilat ekziston biodiversiteti më i madh ballafaqohen me presionin nga njerëzit.

Ndër to numërohen Karibet, Gati perëndimor në Indi dhe një pjesë e madhe e Azisë Juglindore.

Hulumtimi i botuar në Nature Communications tregon se llojet e para në listën për mbrojtje në atë vend janë për shkak të karakteristikave evolutive.

“Këto lloje janë të çuditshme dhe shumë të bukura dhe nuk ka gjë si ato në tokë”, thotë Richard Gambs nga shoqata e kopshteve zoologjike në Londër.

Në analizë zbulojmë se do të përballemi me humbje të mëdha në qoftë se nuk fillojmë të punojmë më shumë në ruajtjen e diversitetit global biologjik.

Hulumtuesit kanë llogaritur se para zhdukjes janë mbi 25.000 lloje.

Ata kanë zbuluar se trashëgimia evolutive e vjetër 50 miliardë vjet është nën rrezikun të zhduket nga ndikimi i njeriut – hapja e pyjeve, ndërtimi i rrugëve, përkatësisht zhvillimi urban.

Gambs thotë se numrat janë të mëdhenj, sepse llojet zhvillohen në patalele, vetëm për rrëshqanës fitoni numrin deri në 13 miliardë vjet (sa mosha e universit përfaërsisht).

“Zhdukja e llojeve është gjerësisht e përhapur në drurin e jetës dhe kur filloni të mblidhni, e kuptoni se numërojnë edhe më shumë se 50 miliardë vite”.

Zhdukja u kërcënohet tapirëve e pangolinëve, të cilët kanë ndryshuar pak gjatë kohës, si edhe rrëshqanësve pak të njohur, siç është Anguis fragilis (një lloj zhapiku) dhe gjarpri i verbër.

Shumë prej tyre janë të rëndësishëm për funksionimin e habitateve në të cilat jetojnë. Për shembull, tapirët në Amazonë me jashtëqitje shpërndajnë farat, të cilat ndihmojnë rimëkëmbjen e pyllit.

Pnagolinët janë gjuetarë të shkathtë të thneglave dhe insekteve dhe kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e balancës së zingjirit ushqimore.

James Rosindel nga Kolegji imperial në Londër thotë se zbulimet theksojnë rëndësinë e ruajtjes së llojeve të veçanta dhe habitateve në të cilat jetojnë.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për diversitetin biologjik është shtyrë.

Grupet për ruajtjen e botës së kafshëve thonë se pandemia ua ka marrë punën e tyre dhe mbledhjen e mjeteve dhe se kjo do të jetë me pasoja në vitet e ardhshme, por se mund të shfrytëzojmë rastin dhe të theksojnë edhe më fuqishëm veprimin për mbrojtje.

Vitin e kaluar një komision ndërqeveritar shkencëtarësh ka bërë të ditur se një milionë llojë të kafshëve dhe të botës bimore janë para zhdukjes.

Burimi: Nature Communications, BBC
Foto: Wikipedia

Leave a Reply