Vera mund të jetë pa ujë për disa lagje në Prishtinë
Prishtina dhe komunat që furnizohen me ujë të pijës nga K.R.U Prishina janë duke u furnizuar me ujë të pijës 24/7 edhe në kohën e pandemisë dhe të karantinimit
Gjatë kohës së karantinimit rritja e kërkesës së ujit është rritur më shumë jashtë Prishtinës në qytetet tjera si dhe në zona rurale. Aty ku është shtuar numri i banorëve e veçanërisht në sektorin amvisërisë është rritur edhe kërkesa për ujë. Gjatë kësaj kohe te institucionet dhe bizneset ka rënë kërkesa gjë që ka ndikuar që furnizimi të jetë stabil, ka thënë Sokol Xhafa u.d i Kryeshef ekzekutiv i K.R.U Prishtina. Sipas Xhafës, pavarësisht furnizimit stabil fatkeqëisht kjo e ka dëmtuar shumë kompaninë sepse inkasimi ka rënë për 60 % ashtu siç ka pësuar ulje edhe faturimi.
Xhafa tha për BB Green se: “Pjesa e mos pagesës së ujit ka ndikuar që ndërmarrja të filloj të ndjej vështirësi në disa fusha. Ndërsa sa i përket gjendjës hidrike në liqene akumuluese, gjendja vazhdon të jetë jo e mire. Liqeni Batllaves qëndron pak më mire se Badovci, por situata me ujë të akumuluar në Badovc është shqetësuese, niveli ka rënë nga kuota e kapërderdhjes për 10.1 metra dhe kjo na bënë të kuptojmë që gjatë stinës së verës nuk do të kemi garanci që furnizimi do jetë 24 orë. Zonat ku veçanërisht furnizohen direkt nga Liqeni i Badovcit mund të përballen me mungesë të ujit janë: Graçanica, Veterniku, Hajvalia, lagjja Mati apo edhe një pjesë e lagjës Bregut të Diellit
K.R.U Prishtina furnizon me ujë të pijës 8 komuna: Prishtinën , Fushë Kosovën, Podujevën, Lipjanin, Drenasin, Graçanicën, Obiliqin, Shtimen. Rreth 500 mijë banorë marrin ujë të pijës nga Liqeni Badovcit, Liqeni Batllacvës dhe Fabrika e Ujit në Shkabaj që vjen nga Ujmani furnizon me ujë të pijës 8
Ndërsa sa i përket hidrografisë, sipas raport të vitit 2010, Gjendja e Ujërave në Kosovë përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore, që në të ardhmen do të jenë një faktorë kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Vlerësohet se Kosova ka vetëm 1600 m3 /ujë/vit për kokë banori. Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepeneci. Nga territori i Kosovës në vitin me lagështi mesatare rrjedhin përafërsisht 3.8 x 109 ujë përkatësisht 121.2 m3 /sec./BBGreenKosova