obsh, mushkonjat

Ndryshimet klimatike

Më të rejat

Foto: Westknoxville

Do të sjellin sëmundje përmes mushkonjave në zona ku këto sëmundje nuk ekzistojnë apo janë zhdukur

Organizata Botërores e Shëndetësisë (OBSH) raporton se mbi 700 mijë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e transmetuara prej mushkonjave. Vetëm në vitin 2015 malaria  vrau 438 njerëz.

Shkencëtarët sqarojnë se jo të gjitha mushkonjat bartin viruset si Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, virusin e Zikas, e të etheve të verdha. Megjithse, disa prej tyre e bëjnë pikërisht një gjë të tillë dhe kjo i ka shqetësuar shkencëtarët.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bathit, Yorkut dhe i Agrikulturës së Kinës kanë publikuar një studim ku shpjegojnë se si ndryshimet klimatike mund të sjellin sëmundje përmes mushkonjave në zona ku këto sëmundje nuk ekzistojnë apo janë zhdukur.

“Evolucioni i mushkonjave do të ngris mundësinë për shumë gjëra të këqija, si rikthimi i sëmundjeve rajonale të zhdukura,” tha Chufei Tank, kandidat për PHD në Universitetin e Agrikulturës në Kinë.

“Nëse ngrohja e tokës dhe rritja e Dioksidit të Karbonit vazhdon, do të ketë më shumë specie, kështu që popullata do të jetë më e diversifikuar. Do të ketë vende ku mushkonjat do të mund të rrinin më gjatë. Kështu, popullsia e mushkonjave do të rritet, duke sjellur densitet shumë më të lartë.

Aktualisht ekzistojnë 2 mijë e 500 lloje të ndryshme të mushkonjave. Dhe numri i tyre  rritet në vazhdimësi shkaku i ngrohjes globale.

Leave a Reply